Abdixhiku: Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë - NACIONALE

Abdixhiku: Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se deri nesër në orën 10:00 duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit.

Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka ftuar të gjithë deputetët e certifikuar që të jenë prezentë në seanë.

“Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.

LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.

Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re” – ka thënë ai.

“Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë” – ka shkruar tutje Abdixhiku.

Lajme të ngjashme