"Kjo zymtësi ka mbyllur Kosovën", Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të LDK-së
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin me kryetarët e degëve, ku ka bërë të ditur se përfaqësuesit e partisë kanë diskutuar çështje kyçe përballë zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë.
Abdixhiku ka theksuar nevojën e hapjes së LDK-së ndaj të gjithë atyre që ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen e Kosovës dhe që janë të gatshëm të kontribuojnë në rritjen e shtetësisë së vendit.
"Të gjendur përballë perdes së popullizmit e propagandës; të ballafaquar me arrogancën e pushtetit; të përballur me sulmet përditshme ndaj themeleve tona të shtetësisë, Republika e Kosovës dhe populli ynë, po shndërrohen në pengje kolektive të zymtësisë e paaftësisë." - ka shkruar ndër të tjera Abdixhiku.