Abdixhiku: LDK partia me rritjen më të madhe në vend
Partia më e vjetër në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, sot ka shënuar 33-vjetorin e themelimit.
Me këtë rast, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK është partia me rritjen më të madhe në vend.
“Ne jemi dyfishuar. Prandaj në një vit e gjysmë jemi partia më rritjen më të madhe në vend. Prandaj në një vit e gjysmë na janë bashkuar kryetar komunash, deputetë të kuvendit, anëtar të shoqërisë civile, profesionistë me integritet, popullaritet, dhe përkushtim të palëkundur”, ka thënë Abdixhiku.
Tutje, ai ka thënë se LDK është feneri i ndryshimeve të mëdha monumetale historike.
“Prandaj në një vit gjysmë, pritjet për ne janë më të mëdha, sepse përballë popullzimit e qasjes që popullzimi që sjellë, LDK është gjithmonë fener i udhëheqjes drejt ndryshimeve monumentale historike”, ka shtuar ai.