Abdixhiku: LDK-ja do të bëjë edhe publike bojkotin e plotë ndaj RTK-së
Kryeministri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ai dhe partia e tij do të bëjnë bojkotin e plotë nga Radio Televizionit të Kosovës.
Abdixhiku ka njoftuar se ka biseduar me deputetët dhe do të bisedon edhe kryesinë për një bojkot të tillë.
"Kemi një militant partiak, ideologjikisht i ngarkuar shumë që vihet në krye të televizionit publik dhe askush nuk thotë asgjë. Nuk mund të qëndrojmë pa bërë asgjë. LDK do ta bojkotojë këtë televizion. Do të marrim vendim së bashku me deputetët e me Kryesinë që të bojkotojmë këtë televizion. I ftoj partitë opozitare dhe shoqëritë civile që të na bashkohen. Do ia lëmë televizionin publik pushtetit. Dhe do u shkruaj secilit ambasador në Kosovë e të gjithë organizata ndërkombëtare që ky televizion është i pushtetit. Nuk kemi bërë tërë këtë angazhim që sa vite për këtë gjë. Nuk mund të kapet një institucion publik nga pushteti" – ka thënë Abdixhiku në Pressing.
Bojkoti i LDK-së ndaj RTK-së do të vije pas emërimit të aktivistit të VV-së, Rilind Gërvalla në krye të RTK-së.
