Abdixhiku: Kurti e ka kapur Kuvendin përmes deputetit më të moshuar - NACIONALE

Abdixhiku: Kurti e ka kapur Kuvendin përmes deputetit më të moshuar

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mirëpritur gatishmërinë e presidentes Vjosa Osmani për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik.

Pas takimit me të paren e vendit, Abdixhiku ka thënë se VV-ja e ka kapur në mënyrë arbitrare Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, një gjë të tillë po e bën përmes deputetit më të moshuar.

I pari ka kapur institucionin kushtetues nëpërmjet më të moshuarit. Më i moshuari po refuzon të implemetojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë krejt arbitrare”, ka thënë Abdxhiku.

Ai e ka kritikuar edhe kryetarin e VV-së, Abin Kurti, për situatën politike.

I pari i LDK-së ka thënë se Kurti po nuk po e kupton përgjegjësinë e tij.

Deputeti Kuti refuzon të kuptoi përgjegjësinë e vetë, pragmatizmi politik. Nuk është tragjedi me bo kompromis, është vlerë normale demokratike. Ka parti që po ia jepen atë kompromis”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të ngjashme