Abdixhiku i përgjigjet RTK-së: E keni mbështetur VV-në shumë, keni duruar kapje, tash nuk po ua ndajnë paratë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar situatën në RTK.
Ai ka thënë se RTK-ja e ka mbështetur VV-në, dhe kanë duruar shumë kapje.
“Mendoj një parti që e keni mbështetur shumë ju si televizion, e keni duruar aq shumë kapje brenda institucionit, prap padrejtësisht iu bënë këtë veprim, do të doja nga gazetarët mendimlirë të kishte zë edhe atëherë kur militantët vinin në krye të drejtorateve. Herave të tjera kur iu vjen kapja, rezistoni, keni pasur gazetarë që i kanë bërë ballë regjimeve, jeni më të guximshëm”, tha ai.