Abdixhiku e pret në takim emisarin e Francës për Ballkanin: Folëm për bllokadën dhe pasojat e qeverisjes populiste - NACIONALE

Abdixhiku e pret në takim emisarin e Francës për Ballkanin: Folëm për bllokadën dhe pasojat e qeverisjes populiste

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim emisarin e Francës për Ballkanin, bashkë me ambasadorin francez në Kosovë.

Njoftimi:

Sot prita në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, z. René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.

Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova - nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste - si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.

Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë.

Lajme të ngjashme