Abdixhiku: 2 shkurti është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se sot kryeministri Albin Kurti ka pranuar sot formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka thënë se Kurti po tregon se Asociacioni po bëhet.
“Kjo datë e sotme e 2 shkurtit të viti 2023 është datë e pranimit të asociacionit nga kryeministri i Kosovës. Nuk po them që është i mirë a keq. Unë po them se kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja i vitit 2013, që është obligim ndërkombëtarë është e bëshëm me disa kushte. Dhe kushti thelbësor është që ky asociacion të jetë në përputhje me Kushtetutën Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka akuzuar kryeministrin që se gjashtë muaj ka dialogun me Vuçiqin dhe asnjëherë nuk ka raportuar në Kuvend.
“Sepse kjo qasje e tij, jo vetëm që ka sjell ndryshimin thelbësor të procesit të dialogut këto dy vite, por tan po flasim për një marrëveshje që nuk është ligjërisht e obligueshme dhe nuk saktësohet njohja në të” ka thënë Abdixhiku.