Abdixhiku: Do të ndërtojmë Kosovën me biznese të Kosovës
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të ndërtojë Kosovë me biznese vendore.
Përmes një video të publikuar, Abdixhiku ka thënë se do të takohet, të punoj dhe të ndërtojë Kosovën me biznese.
“Po, unë do të takoj biznese!
Po, unë do të punoj me biznese!
Po, unë do të ndërtoj Kosovën me biznese!
Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovatorë e kreativë – ata që ëndërrojnë vërtet për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik.” – ka thënë Abdixhiku.