Abdixhiku: 25 mijë mërgimtarë do të jenë votues të ndryshimit të madh
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se deri më tani 25 mijë mbështetës të LDK-së në mërgatë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka ftuar mërgatën që të vazhdojë të regjistrohet në këtë proces, i cili do të zgjatë deri më 26 dhjetor.
Në profilin e tij në “Facebook”, Abdixhiku ka shkruar se mërgata është përcaktuar për ndryshim,
“🔥25,000 mbështetës tanë të regjistruar në Mërgatë deri më tani! Edhe 3 ditë të mbetura! Vazhdojmë! Regjistrohuni!”, ka shkruar Abdixhiku,