Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe - NACIONALE

Abdixhiku: 9 shkurti është dita e kthesës sonë të madhe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se beslidhja e qytetarëve në qytetet e shumta ku po vizitohen, po i bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim.

Sipas tij, 9 shkurti është dita e kthesës të madhe të LDK-së.

‘’LDK është ngritur tashmë në këmbë, janë bërëNJË me popullin e Kosovës, dhe sikurseatëherë, sikurse e keni kërkuar përherë! Këtë LDK që e keni kërkuar tashmë e keni. Këtë LDK që punon, përbashkon, fton e përfaqëson tashmë e keni. Prandaj, ruajeni si të tillë; duajeni si të tillë, mbrojeni si të tillë, sepse është e juaja siç ka nisur 35 vite më parë”, ka thënë Abdixhiku gjatë tubimit dje në Rahovec.

Lajme të ngjashme