Abazi thotë se nuk ka propozim gjerman për statutin e Asociacionit - NACIONALE

Abazi thotë se nuk ka propozim gjerman për statutin e Asociacionit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka mohuar se draft-statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili është publikuar dje, është propozim gjerman.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të pranojë asnjë asociacion që shkel Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Nuk ka propozim gjerman, nuk mund të ketë asnjë propozim me emra të tjerë. Në fakt ka vetëm një propozim është asociacioni i komunave i cili duhet të formohet bazuar në ligjet ekzistuese të vendit. Nuk ka asociacion që mund t’i kalojë ligjet dhe kushtetutën e vendit. Nuk mundet një shtet që ka bërë gjenocid në të kaluarën të vendosë kushte për qytetarët e Kosovës. Do të duket qesharake që një shtet që ka vrarë fëmijë e gra tenton të jetë garantues demokratik i të drejtave të serbëve në Kosovë, kjo është paradoksale”, ka thënë Abazi, në një konferencë për medie.

Lajme të ngjashme