Abazi rikthen “konferencat e të premtes”, godet Kurtin: Vazhdim i sistemit të kalbur dhe mendësisë përçarëse
Deputeti tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka rikthyer konferencat e tij të së premtes, ku ka numëruar një seri çështjesh aktuale në vend, prej videove të ministrave që sulmojnë prokurorinë, te dështimi për furnzim me libra për nxënësit e deri te vizita e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Greqi.
“Ky nuk është ndryshimi, Kurti është vazhdimi i sistemit të kalbur dhe mendësisë përqarëse!”, ka thënë Haki Abazi.
“Kurti po i detyron ministrat të dalin me video fjalime kundër prokurorisë dhe kundër policisë. Ky është rrënim i demokracisë dhe parimit themeltar për ndarjen e shtyllave të pushtetit. Paaftësinë për të qeverisur nuk e mbulon dot duke krijuar konflikte me të gjithë. Sistemi i drejtësisë ka shumë mangësi, por nuk është punë e as përgjegjësi dhe është kundërkushtetuese që Kryeministri dhe ministrat e tij servil të bëhen vlerësuesit e sistemit të drejtësisë e aq më pak të policisë”, ka thënë ai.
Postimi i plotë: