Abazi për zgjedhjet në veri: Tentohet të paraqitet si përplasje mes Serbisë edhe Kosovës - NACIONALE

Abazi për zgjedhjet në veri: Tentohet të paraqitet si përplasje mes Serbisë edhe Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i pavarur, Haki Abazi, ka theksuar në “Info Magazinë” se është koha të kthehet vëmendja te proceset vendore, veçanërisht zgjedhjet në veri të Kosovës.

Abazi deklaroi ndër të tjera se për shkak të rëndësisë së zgjedhjeve në veri të vendit, është e domosdoshme që fokusi të përqendrohet në këtë çështje.

“Tentohet të paraqitet si një çështje e një përplasjeje mes Serbisë edhe Kosovës, çështje e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Zgjedhjet në veri të Kosovës nuk janë proces që mund të veçohen nga i gjithë lëmshi që ekziston atje”, tha ai.

“Por, mendoj që ne më shumë se sa për ta shpallur Serbinë destruktiv ashtu siç është, duhet të jemi të brengosur me rrjedhën e procesit në veri të vendit, dhe energjinë e shpenzuar për më shumë se tre vite atje”, tha Abazi.

Lajme të ngjashme