AAK sot mban Kuvendin Zgjedhor: Gjini pritet të marrë drejtimin e partisë - NACIONALE

AAK sot mban Kuvendin Zgjedhor: Gjini pritet të marrë drejtimin e partisë

3 javë më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta mbajë sot Kuvendin Zgjedhor, në të cilin pritet të zgjidhen kryetari i ri dhe organet drejtuese të partisë. Ngjarja është planifikuar të nisë në orën 11:30.

Kandidaturën për drejtimin e AAK-së e ka paraqitur zyrtarisht kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, i cili pritet ta marrë udhëheqjen e këtij subjekti politik.

Për 26 vjet me radhë, Aleanca është drejtuar nga Ramush Haradinaj, i cili ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.

Lajme të ngjashme