AAK përjashton Hoxhiqin nga Grupi Parlamentar pasi votoi i rreshtuar me Listën Serbe - NACIONALE

AAK përjashton Hoxhiqin nga Grupi Parlamentar pasi votoi i rreshtuar me Listën Serbe

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Burime të gazetës Nacionale bëjnë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka përjashtuar deputetin goran, Adem Hoxhiq, nga Grupi Parlamentar i AAK-së.

Kjo si pasojë e rreshtimit të Hoxhiq me Listën Serbe në seancën e kaluar, kur votoi në linjë me nëntë deputetë të tyre për zgjehdjen e Sllavko Simiqit si i nominuar i tyre për Nënkryetar të Kuvendit.

Hoxhiq i ishte bashkuar Grupit Parlametar të AAK-së pas ndarjes së AAK-së me Nisman Socialdemokrate kur Fatmir Limaj ishte përafruar me Vetëvendosjen për një koalicion t mundshëm.

Lajme të ngjashme