AAK merr vendim për ndryshimin e kandidaturave për deputet dhe për kryetar të komunave
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur një model për kandidaturat për deputet si dhe për kryetar të komunash.
Përmes një njoftimit AAK, ka bërë të ditur se kanë mbajtur një mbledhje të brendshme ku kanë vendosur që kandidaturat për deputetë te dalin nga primaret, që është një model i votimeve të brendshme për kandidatura për zgjedhje të përgjithshme si dhe kandidaturave për kryetarë komunash.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur sot aplikimin e modelit të primareve në parti. Kjo nënkupton që kandidaturat për deputetë te dalin nga primaret, që është një model i votimeve të brendshme për kandidatura për zgjedhje të përgjithshme si dhe kandidaturave për kryetarë komunash”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Sipas tyre është vlerësuar se një model i tillë dhe është një hap tutje drejt demokratizimit të brendshëm dhe decentralizimit të vendimmarrjes, dhe si i tillë ka marrë mbështetjen e Kryesisë.
“Kryesia e AAK-së, sot ka diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend, ku i është dhënë mbështetje procesit të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare për njohje me Serbinë. Po ashtu, në mbledhjen e sotme të kryesisë së AAK-së është përcaktuar edhe plani vjetor i punës së AAK-së për vitin 2023!”, thuhet tutje në njoftim.
