AAK mbështet Arian Tahirin e PDK-së në Mitrovicë, arrihet marrëveshje
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbështetur Arian Tahirin e Partisë Demokratike të Kosovës në raundin e dytë të garës zgjedhore për Mitrovicën.
Këtë e ka konfirmuar për Nacionale zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.
“Po, është e vërtetë”, tha Xhemajli.
Mbështetjen për Tahirin në Mitrovicë, e pati kumtuar ditë më parë edhe Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së në një debat televiziv kohëve të fundit.