AAK konfirmon pjesëmarrjen nesër për vazhdimin e seancës konstitutive - NACIONALE

AAK konfirmon pjesëmarrjen nesër për vazhdimin e seancës konstitutive

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmoi për nesër pjesëmarrjen në seancën konstituive – përkatësisht vazhdimësinë e saj, e cila u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari, si pasojë e moskalimit të raportit të Komisionit Verifikues të mandatave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sqaroi se seanca e ndërprerë duhet të thirret – siç e kërkon Rregullorja e Kuvendit të Ksoovës – jo më larg se 48 orë që nga ndërprerja.

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli, tha shkurt për Nacionale: “Po, marrim pjesë në seancë nesër”.

Po ashtu Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre.

Lajme të ngjashme