AAK kërkon ndihmën e ambasadorëve për liberalizimin e vizave me ShBA-në - NACIONALE

AAK kërkon ndihmën e ambasadorëve për liberalizimin e vizave me ShBA-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se së bashku me deputetët e partisë kanë pritur në takim delegacionin nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Tahiri ka njoftuar se gjatë bashkëbisedimin kanë kërkuar ndihmën e ambasadorëve në lobimin e çështjes për liberalizimin e vizave nga ShBA-të për qytetarët e Kosovës.

Tahiri ka bërë të ditur se kanë falënderuar ShBA-në për mbështetjen e tyre në të gjitha etapat dhe duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegët deputetë nga AAK, kishim kënaqësinë që në ambientet e Kuvendit të Kosovës të presim në takim delegacionin nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë. Në takim falënderuam SHBA-në për mbështetjen e tyre në të gjitha etapat duke theksuar se miqësia mes dy vendeve është e përjetshme.

Në takim theksuam se synimi i shtetit tonë është anëtarësimi në NATO, proces ky që do të avancojë perspektiven integruese të Kosovës. Partneriteti me shtetin e IOËA deri më tani ka qenë një tregim suksesi sa i përket bashkëpunimit në forcimin e kapaciteteve ekzistuese të ushtrisë sonë.

Gjithashtu, kërkuam ndihmën e ambasadorëve për lobim në çështjen e liberalizimit të vizave nga SHBA për qytetarët e Kosovës.

Ky takim është zhvilluar me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë, të cilët i falënderuam për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe realizimin e kësaj vizite.

Lajme të ngjashme