AAK-ja paraqet sot rezolutë për pagat e mësimdhënësve - NACIONALE

AAK-ja paraqet sot rezolutë për pagat e mësimdhënësve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar se kjo parti do të paraqesë sot në Kuvend një rezolutë, në të cilën do të kërkohet ndaja e presionit ndaj mësimdhënëseve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se AAK-ja kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënëseve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët socialë për gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, shkruan Tahiri.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të ballafaqohet sot me deputetët e Kuvendit të Kosovës rreth çështjes së moseksekutimit të pagave për mësimdhënësit.

Lajme të ngjashme