AAK-ja e “kopjon” LDK-në, organizon cikël diskutimesh me mediet e analistët
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është partia më e vogël opozitare. Por sikurse LDK-ja, edhe AAK-ja ka një ide të ngjashme rreth nevojës për konsultime të gjera në shoqërinë kosovare.
Sipas një njoftimi të dërguar nga AAK-ja, thuhet se situata politike në Kosovë është e rëndë. Andaj, AAK-ja ka filluar një cikël diskutimesh për këtë temë me shoqërinë civile, ekspertët e mediet.
“Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave. Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.