“A thu çka ka qef shefi me ni e me pa?”: Demi me një tjetër reagim pas lajmit në RTK - NACIONALE

“A thu çka ka qef shefi me ni e me pa?”: Demi me një tjetër reagim pas lajmit në RTK

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agron Demi nga shoqëria civile ka bërë një reagim tjetër në lidhje me raportimin skandaloz të RTK-së ku citohej një medium jokredibil, e në të cilin bëheshin akuza të rënda ndaj “Nacionales” e “Periskopit’.

Sipas tij, shprehja “A thu çka ka qef shefi me ni e me pa?”, “na ka marrë në qafë historikisht”.

Ai ka thënë se edhe në RTK, kanë menduar që duke bërë fabrikim të lajmeve, “kanë me i pëlqy shefit”.

"A thu çka ka qef shefi me ni e me pa?", na ka mar në qafë historikisht, prej atyre truprojave të Mbretëreshës Teutë që e kanë vra lajmëtarin romak se kanë mendu që ka me i pëlqy ky akt mbretneshes, e deri tek ata në RTK që kanë mendu se tu fabriku lajme kanë me i pëlqy shefit.” – ka shkruar Demi në Facebook.

Lajme të ngjashme