A mban inati Albin Kurti? Molliqaj: Nëse të shti në regjistrin e kundërshtarit, s’do as me të pa
Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, dikur ka qenë njëri i afërt i Albin Kurtit, kryeministër i vendit dhe kryetar i LVV-së, partisë më të madhë në Kosovë.
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi, në një bisedë të lirë, ka pyetur kryetarin e PSD-së nëse Albin Kurti mban inati. Z. Molliqaj deklaroi se Kurti nuk mban inati për gjëra të vogla.
“Besoj që nuk mban inati për sene të vogla. Por nëse të shti në regjistrin e kundërshtarit ose që s’pajtohet me ty, masnej s’don as me të pa d.m.th. i ndërron çehrja” – deklaroi Molliqaj.