A kanë kërkuar shtyrjen e reciprocitetit? Lajçak përgjigjet pas takimit me Listën Serbe
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit me Listën Serbe në Mitrovicën e Veriut.
Lajçak ka vlerësuar se 1 shtatori do të jetë ditë normale, dhe ka thënë se nuk pret ndonjë tension.
Ai është pyetur edhe në lidhje me raportimet se kanë kërkuar shtyrjen e reciprocitetit.
“Ka shumë spekulime, nuk di asgjë për këtë”, u përgjigj Lajçak.
"Një takim shumë i rëndësishëm për ne me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë. Ne patëm diskutime për të gjitha temat e rëndësishme dhe po vazhdojmë udhëtimin tonë për në Beograd", u tha Lajçak gazetarëve pas takimit.
Lajçak dhe Escobar sot në Mitrovicën e Veriut kanë biseduar me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.