“A ka naj nuse hazër a?”: Intervista e çuditshme e Gani Jakupit në shesh, "superkëshilltarit" që e mbrojti Gërvalla - NACIONALE

“A ka naj nuse hazër a?”: Intervista e çuditshme e Gani Jakupit në shesh, "superkëshilltarit" që e mbrojti Gërvalla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gani Jakupi, eksperti i angazhuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me superpagë prej 7 mijë e 500 euro, po vazhdon të jetë një prej personave më të diskutuar në vend.

Jo veç për pagën, e cila është shumë e lartë, e të cilën kryediplomatja Donika Gërvalla e quajti “modeste”, por edhe për atë se çka konkretisht bën ai.

Në një intervistë në shesh për një faqe të quajtur “Shqiptarqe krejt”, ai fillimisht pyetet se a është i martuar.

“A je i martum?” – e pyet gazetari, shkruan Nacionale.

Pse, mos ka naj nuse hazër, a diçka…T’u lyp jo, veç me gjet nuk bëhet keq. S’e di kush atë punë (a jam i martuar), sen i fshehtë. Veç një mjaftë, për niherë një. Boll është.” – përgjigjet ai.

Jakupi vazhdon edhe më tutje të flaës për dashurinë, duke u shprehur:

“Jam kan i dashurum, punë personale, s’ka kufi, dikush dashuron një herë në jetë, dikush vdes pa dashuru, dikush 10 herë në jetë”.

Personi që po e intervistonte, insistoi që të kuptojë nëse Jakupi është i martuar, gjë të cilën, ai nuk e tregoi.

“Pse s’e more atë që e ke dashtë?” – tha ai.

“Ku e di që s’e kom marrë unë, s’i kallxoj krejt…A bën unë me majt diçka fshehtë, diçka diskrete. Ai ka punë tjera (Zoti), me ia nis me u marrë me mu, sa gjinja kanë nevojë, me u marrë me punë t’mija…– u shpreh ai tutje.

Jakupi pyetet edhe se cili është profesioni i tij, derisa përgjigjet se “merret me të gjitha që i pëlqejnë”.

“Unë merrem me të gjitha që më pëlqejnë, më pëlqen arti, krejt. Jo nuk këndoj, s’ma ka dhënë Zoti. Jam instumentist. Kitarës..harmonikës të gojës, kompozoj, aranzhoj.” – u shpreh ai, shkruan Nacionale.

Më tutje, Jakupi tregon emrin e tij dhe porosity gazetarin që të kërkojë në Google rreth tij.

“Hyn në Google e gjen, sa të dush, edhe në Wikipedia. Anglisht, frengjisht.” - shprehet ai, transmeton Nacionale.

“Po (jam lëndu), kush i llogarit, burrat si llogaritin plagët. Shumë (dhimtë). Natyrisht, e kam pa personin (që ka shkaktu dhimtë). Nuk e du dikon që është i keq në shpirt, e tjertë mundem me qenë të mirë e me të lëndu, nëse s’e kanë bë me qëllim të keq, pse mos me i falë.” – thotë ai tutje.

Më pas, Jakupi duket se në shesh takon dikë që e njeh, të quajtur Robert.

“Robert, do you have a moment? E kam një llaf me të.” – thotë ai.

Lajme të ngjashme