A jemi në stinën e dimrit: temperaturat sot pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius
Dita e martë mund të jetë dita më e ngrohtë e këtij dimri. Sipas metorologëve, temperaturat maksimale për ditën e sotme pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius.
Sipas Prishtina Wather, ato minimale pritet të zbresin prej 0 deri në 2 gradë Celsius.
Ngrohtë e me diell mbetet moti edhe përgjatë ditës së mërkurë. Të enjten e të premten do të ketë edhe vransira kalimtare, që mund të japin mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, kryesisht të premten, por se mbetet ngrohtë me maksimale deri në 14C e 16C.
Vransira do të ketë edhe ditën e premte, kur mund të shoqërohen me riga lokale shiu.
Në ditët vijuese rritje të koncentrimeve të ndotësve ajror do të ketë kryesisht orëve të mbrëmjes, që në disa stacione edhe çon indeksin në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjatë ditës indeksi kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme.
22.02 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
23.02 - Ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
24.02 - Mbetete ngrohtë. Kryesisht me vransira dhe mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 3C, ndërsa maksimalet pas një rënie të lehtë ditën e hënë në 11C e 12C, nga dita e martë shënojnë rritje në 15C e 16C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e jugperëndimi 1-10m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht zbret në vlera normale.