A është Albin Kurti njeri i Amerikës, apo i Serbisë? Po pyes pa ironi
[Video editorial: Berat Buzhala]
Albin Kurti është veç një urë larg prej historie.
Hiç s’ka lidhje që qe tash e katër vjet nuk ka bë bash kurrgjo në Iber e knej. As që minatorët po i vdesin uni, e as qe ky po i nënçmon dhe perbuzë çdo ditë me deklarata. Tek e fundit kush ka hy ndonjëherë në histori për reforma fiskale, a për reforma në drejtësi.
Këto tingëllojnë bukur, ama vendin në libra të historisë atje ku është Hashim Thaçi e Ibrahim Rugova, nuk ta rezervojnë reformat, por ta rezervon shpallja e pavaresisë, ose në rastin konkret kthimi i sovranitetit në nje pjesë të territorit, për të cilën pjesë liderët para Kurtit pothuajse patën hjekë dore. Tash e disa ditë Kurti me MASHQIT e tij kanë fillu me iu sillë rrotull Urës. Tuj mos ditë saktësisht se cili ka me qenë reagimi i NATO’se dhe amerikanëve, ata për me e mbushë diqysh kohën, e për me i majtë te karikume popullatën, i kapen brushat për me ia ly kambët dhe barkun e ures.
T’q*** uren qe s’ështl e Lyme…,
mandej i morën edhe dy kamiona, në vazhdën e luftës speciale, kishe me e testu a po i çon. Mungojke veç edhe Van Dami, me e bë spagen, me njërën kamë në njërin kamion, me tjetrën kamë në tjetrin. Nejse, secili i ka taktikat e veta, edhe Kurti të vetat.
Ah, mos te harroj, si pjese e taktikave te Kurtit janë edhe Mefi, Dimali, Sali Zyba, e edhe ai deputeti që tha se Hovenier nuk merr vesh në ura. Meqë zgjedhjet po afrohen, meqë bash kurrgjë nuk ka ndodhë në pjesen jugore të Kosoves, sa i perket qeverisjes, është e kuptushme që Kurti e ka me rëndësi me permbyllë atë që e ka nisë ne pjesën veriore. Këtë po e them pa ironi.
Le t’rrimë shtrembët e të flasim drejt. Do ndryshime kanë ndodhë në veri te Ibrit. Dilli me gishta nuk mshefet, e as njelloj shtrirje e sovranitetit ne ate pjese, por qe ajo cfare ka ndodhur edhe ma tutje osht baraz me zero. Per me marre kuptim te gjitha operacionet e dy vjeteve te fundit duhet me ra edhe simbolikisht pengesa e fundit e bashkimit, Ura mbi Iber. Ne vitin 1999 aty kishte fillu ndamja de fakto. Oliver Ivanovici, te cillin Kurti e shenjteroi post mortem, bashke me ata qe njiheshin si rojat e ures e kishte bllokuar ate ure, duke ua krijuar serbeve nje rajon autonom. Qe 20 vjet Kurti ka propaganduar tuj thane qe veriu osht qashtu qysh osht, sepse e ka lon Thaci, e ka lon Veseli, e ka lon elita e vjeter politike, kane bo pazare me ate pjese, etj etj., kurse, sipas tij, bashkimi osht piece of cake.
Duhna me e pranu, qe nja dy vjet, me operacionet qe i ka bo ne veri te vendit, mire i ka shku kungulli mbi uje, kurse na tjeret qe e kena kundershtu jemi doke qe po e xhelozojme, bile edhe jemi doke sikur na nuk po e dojme shtetin unitar te Kosoves. E verteta osht qe shume prej nesh jemi tute qe nje gjo e tille, nuk mundet me u bo pa amerikanet.
Personalisht une besoj qe krejt cka ka ndodhe ne veri te Kosoves nen menaxhimin e Kurtit osht kane taktike e Serbise, ne menyre qe Kurtit me ia kriju iluzionin se bashkimi osht i mundshem, kurse shqiptaret me i turre kunder Amerikes, qe demek Amerika osht kthy kah Serbia e kunder Kosoves dhe nuk po e len Kurtin me e vazhdu misionin e tij atdhetar, por qe Kurti megjithate, me shkathtesite dhe trimerine e tij nuk po i pyet shtate krajlite, por interesin e popullit te tij.
Pra, sipas asaj qysh une e lexoj dhe e shoh situaten atje, ceshtja osht keshtu: 1. Kurti osht joshe nga Serbia me disa fitore te vogla, e cila ia ka bo ma te lehte njefar shtrimje te sovranitetit ne veri, ne menyre qe me e shti ate ne konflikt me Ameriken, e qe ne fund, kurdo qe kane me u majte zgjedhjet lokale, ku do te marrin pjese edhe serbet, ata kthehen kudo qe jane kane, por jo edhe raportet e shqiptareve me ameriken. Kurse opcioni i dyte, qe kisha pas qef me kane i verteti osht ky:
2. Kurti gjate gjithe kohes ka pase marreveshje te fshehta me Ameriken, qe me bo kishe po perlahen, kishe nuk po pajtohen, kishe po shahen, ne menyre qe Amerika me thane para Serbise qe “nuk po na ngon”. Pak a shume qit skenar e favorizojne ma se shumti ata qe rrine neper cajtore, neper kafe, neper oda, neper diaspore dhe neper pazar.
Se a osht qishtu, kjo ka me u pa te Ura. Nese nime Kurti ka me arrite me e hape edhe Uren, kurse KFOR’i ka me ia leshu rrugen, edhe ka me i thane Serbise, a po e shihni, nuk po na ngon, ka qellu kryforte. Nese Kurti e bon qit sen, atehere ai e meriton nje kerkim falje kolektive, per dyshimet qe i kemi pase. Kena me ia bo hallall edhe cdo deshtim tjeter ne qeverisje.
Hapja e Ures pa tensione, pa konflikt me KFOR’in dhe Ameriken, kish me e vorrose perfundimisht cdo politikan dhe cdo politike te zhvilluar ne keto 24 vitet e clirimit. Do ta shohim, me vonese, se nuk paskan qene bash kurrgjo hic qortimet dhe kercenimet amerikane, po vec koka kane deshte me e vazhdu edhe pak, e ata mandej terhiqen. Qitashte e kena rastin per me e testu komplet politiken dhe lidershipin e ketyne 24 vjeteve.
Une si pjesetare i qasaj shkolles vjeter, sot e kesaj dite vazhdoj me besu qe prezenca e KFOR’it ne Mitrovice nuk osht per me i rujte serbet, por per ma rujte neve, prandaj edhe duhmi me u kujtu mirë përpara se me ju thanë çelne rrugën. Tutna që ata nime e celin rrugën, por pastaj rruga ka me u çelë edhe për ne, edhe për serbët. Unë me kanë kryeministër nuk e kisha testu qekaq lehtë as Amerikën, as KFOR’in, e as NATO’n. Isha tutë që ma thirrin bllofin, e mandej kisha mbetë si legen.
Mos harroni, prej Spanjes, deri në Japoni, kudo qe ka ushtarë amerikanë, hala kurrkush nuk ka dall prej ketyne shteteve e ktyne kryeministrave, me bo dicka ushtarakisht, qe ne çfarëdo forme ose trajte e qet në rrezik jetën e ushtarit amerikan. Këtë foren që ura është për me i bashku njerëzit shitjani tjetër kujt, jo mu. Për me tepër, shkoni deri në Belfast edhe kqyrni per cka jane urat. Unë personalisht nuk mendoj që Kurti ka far’ marrevëveshje të fshehtë me Amerikën, që me bo kishe. Mirëpo nëse e çelë urën pa probleme, nuk ka me metë tjeter veç me u ulë e me bë një analizë personale.