A e përkrah QUINT-i vendimin për reciprocitet? Si i iku kryeministri Kurti pyetjes nga gazetarët - NACIONALE

A e përkrah QUINT-i vendimin për reciprocitet? Si i iku kryeministri Kurti pyetjes nga gazetarët

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Masa e reciprocitetit për dokumentet, ka nxitur shumë reagime.

Në konferencën për media të mbajtur sot kryeministri i Kosvoës, Albin Kurti, është pyetur nëse shtetet e QUINT-it e përkrahin vendosjen e kësaj mase.

“Z.Kurti, presidenti serb ka thënë se do të komunikojë me QUINT-in, për t’iu treguar veprimet tuaja. Ju a keni pasur ndonjë takim me QUINT-in dhe a e përkrahin ata reciprocitetin”, ishte pyetja e gazetarëve në konferencë.

Megjithatë, Kurti nuk u përgjigj në këtë pyetje. Ai u përgjigj vetëm për deklarimet e presidentit të Serbisë, lidhur me tensionet e mundshme.

Kurti në këtë konferencë gjithashtu pati kritika për gazetarët, që po e përmendin Asociacionin, përderisa tha se këtë nuk ia përmendin as ambasadorët e huaj.

Lajme të ngjashme