A duhet të shkarkohet Albulena Haxhiu?
Reforma në drejtësi ka qenë pritoriteti numër një i Lëvizjes Vetëvendosje, i inkorporuar edhe në slloganin parazgjedhor “Punësim dhe Drejtësi. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka barrën kryesore në udhëheqjen e shtetit drejt reformave në drejtësi, përçka janë pajtuar edhe krerët e institucioneve të drejtësisë, duke nënshkruar një letër ku zotohen së bashku me ministren Haxhiu, që reforma të ndodhë. Por, së fundmi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm ndër ligjet kryesore të reformës, atë për Këshillin Prokurorial. Për këtë aryse po kërkohet edhe dorëheqja e ministres Haxhiu.
Haxhiu, përveq se dështoi të matrializoi këtë ligj, e ta bëj të vlefshëm, me gjuhë të ashpër e ka sulmuar institucionin e Gjykatës Kushtetuese. Ajo në një konferencë për media tha se ky vendim i Kushtetueses, u bazua në intresa përsonale të Gjyqtarëve.
Për këtë, si dhe për kontestimin e shumë ligjeve në Gjykatë Kushtetuese, tashmë po kërkohet dorëheqja ose shkarkimi i ministres Haxhiu.
I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, kërkoi dorëheqjen e ministres si akt moral, sepse sipas tij rendi kushtetues është I shenjtë.
“Nga logjika e ‘vajit në tepsi’,
tek sulmet ndaj rendit juridik.
Një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë. Ky është interpretimi i Gjykatës më të lartë në vend - cenim i rendit kushtetues dhe rendit juridik.
Një ministre që në vend skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese s’mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë. Çfarë shembulli drejtësie e barazie për qytetarët punëtorë e të drejtë?! Pse duhet të tjerët të respektojnë Gjykatat kur ato s’respektohen nga pushtetarët?
Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë - diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë.
Kosova meriton më mirë.
Kosova mundet më shumë!” – shkroi Abdixhiku.
A është ngatërruar ministrja?
Komisioni i Venecias është organ këshillues i Këshillit të Evropës, me një rol mjaft të rëndësishëm në drejtësinë evropiane.
Roli i tij është të ofrojë këshilla ligjore për shtete dhe, në veçanti, të ndihmojë shtetet që dëshirojnë të sjellin strukturat e tyre ligjore dhe institucionale në përputhje me standardet evropiane dhe përvojën ndërkombëtare në fushat e demokracisë.
Komisioni i Venecias, ofron këshilla e rekomandime bazuar në standarde evropiane dhe në praktikat më të mira për respektimin e të drejtave të njeriut e mbrojtjen e demokracisë.
Pas këtyre opinioneve, përveçse ato nuk janë asnjëherë obligative, “topi” kalon te hartuesit e ligjeve nëpër shtetet përkatëse. Pra është detyrë e hartuesve që ligjet që dëshirojnë t’i qojnë përpara t’i harmonizojnë me Kushtetutën e vendit të vet.
Çka thonë ekspertët?
Avokati Besnik Berisha, para se të dal ministrja në konferencë e “parashikoi” se arsyetimi kryesor i ministres për shkeljen e Kushtetutës do të jetë Komisioni i Venecias, duke e quajtur të padijshme ministren, si dhe zëvendësin e saj.
“Sot do t'i drejtohet popullit drejtësidashës më e paditura që ka udhëhequr ndonjëherë me Ministrinë e Drejtësisë, për t'ua ‘dëshmuar’ se kush janë ‘sabotuesit’ e reformave dhe cfarë pasojash do kenë ata. Do degjoni lloj-lloj kërcënimesh nga të paditurit për këdo qe i ka kontribuar vendimit që konfirmoi shkeljet flagrante të kushtetutës, sikurse do dëgjoni edhe arsyetime boshe sesi te paditurit e kanë mirë, kurse Gjykata Kushtetuese është akoma e kapur”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Komisioni i Venecias do të jetë kryefjala e arsyetimit, parashikoi saktë Berisha.
“Komisioni i Venecias do jetë kryefjala e diskutimit dhe argumentimit nga me të paditurit për të arsyetuar shkeljen flagrante të Kushtetutës. Sidoqoftë, pavarësisht arsyetimeve që këta do japin, një gjë mbetet e sigurt: Ministrja e drejtësisë dhe zëvendësi i saj përveçse janë të paditur maksimalisht, janë edhe të dëmshëm pafundësisht! Drejtësia në krye me këta është veç padrejtësi, prandaj sa më parë këta duhet të ikin në shtëpi!” – ka shkruar Berisha.
Në fakt, dorëheqja ose shkarkimi i ministres, mund të ndodh përshkak të dështimit të reformës në drejtësi, pikërisht nga rrëzimi i ligjeve nga Gjykata Kushtetuese. Por ajo që duhet të dihet është se për shkelje kushtetuese të ekzekutivit, nuk ka konsekuenca ligjore, siç përshembull do të kishte në rast të shkeljes së Kushtetutës nga Presidenti.
A po arrinë ministrja Haxhiu ta shtyjë përpara reformën?
Vettingu
“Populli bërtet për vetting” ishte shprehur Kurti, duke përshkruar nevojën sipas tij, që sistemi i drejtësisë t’i nënshtrohet një “kontrolli” që është edhe thelbi i procesit të vettingut.
Këshilli Gjyqësor e Prokurorial nuk e përkrahën, sidomos jo me ndryshime kushtetuese.
Ligji tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga i pari i Kuvendit Glauk Konjufca.
Paraprakisht ai u dërgua edhe në Venecia aty ku u shqyrtua komisioni më i thirrur për këtë punë. Kaloi unanimisht në komisionin Ad-Hoc të formuar veçmas për këtë proces, i cili udhëhiqet nga deputeti Kujtim Shala i LDK-së, e tash ka kaluar në shqyrtimin kushtetues, e do të jetë në duart e gjyqtarëve të kësaj gjykate, para se të kthehet sërish në parlament, nëse e kalon testin e Kushtetueses, për ndyshimet e nevojshme.
Byroja
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Edhe ky ligj cilësohet si njëri ndër kryesorë në reformën e nisur nga pushteti.
LDK e votoi në Kuvend së bashku me Vetëvendosje, por PDK, e cilëson si ligj anti-kushtetues, prandaj duhet të pritet vendimi i kushtetueses pra se të hyjë në fuqi, siç është planifikuar.
Byroja e Konfiskimit dhe Verifikimit të Pasurisë, ka për qëllim që të verifikoj pasurinë e zyrtarëve publik dhe jo vetëm, e t’i dërgoj rastet në Gjykatë, për ata përsona që dyshohet se pasurinë e kanë në shpërputhje me të ardhurat dhe arsyetimin, e që kalon vlerën prej 25 mijë eurove.
Por a është harmonizuar siç duhet me Kushtetutën e vendit apo jo, mbetet të shihet.