A do të shkojnë sot deputetët e VV-së në konstituimin e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore? - NACIONALE

A do të shkojnë sot deputetët e VV-së në konstituimin e Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kuvendi i Kosovës njofton se sot pritet të konsitutohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Gjatë javës së kaluar mbledhja e këtij komisioni ka dështuar dy herë. Ky dështim erdhi për shkak të mungesës së deputetëve të Vetevendosjes. Çka dihet?

Komisioni Hetimor Parlamentar për Rezervat Shtetërore pritet që sot gjatë ditës të mbajë mbledhjen e parë, ku edhe do të konstituohet ky Komision. Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, mbledhja e këtij Komisioni do të mbahet në ora 11:00.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla - Rendi i ditës: 1.Konstituimi i Komisionit; 2.Plani i veprimit; 3.Të ndryshme;” – thuhet në njoftim.

Por gjatë javës së kaluar nuk u mbajt mbledhja që do të konstituonte këtë komision dhe faji kryesor për dështimin e mbledhjes ishte mungesa e deputetëve të Vetëvendosjes që janë përzgjedhur në këtë Komision.

Kështu të paktën kishte thënë deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila kishte thënë ka dështuar themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore.

Ajo përmes shkrimeve në Facebook, kishte njoftuar se deputetët e Vetëvendosjes nuk po shkojnë në mbledhjen e këtij komisioni.

Kica-Xhelili kishte paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga themelimi i këtij Komisioni.

DËSHTON për herë të DYTË sot themelimi i Komisionit për skandalet e rezervave shtetërore. VV mungoi sërish. Përsëris: nuk heqim dorë!” – ka shkruar ajo në Facebook.

Çka është një Komision Hetimor?

Ligji për Hetim Parlamentar, është krejt i qartë në aspektin e arsyeve të krijimit dhe objektit të hetimit.

Aty shprehimisht thuhet se: “Komisioni themelohet për të hetuar probleme, çështje, ku janë drejtpërsëdrejti të përfshira përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore.”

Por, si formohet ky komision? A mund të formohet komision për çështjen e njëjtë në të njejtën kohë? Sa mund të shtrihet në kohë, hetimi? Këto janë disa pika, të cilat në ligj, përmenden por lejojnë hapësira për interpretim.

Ajo që dihet është se Komisionet Hetimore kanë një mandate prej 6 muajsh, ta kryejnë punën e tyre.

Në disa raste, mund të zgjerohet fushveprimi i Komisionit.

Afera vaji dhe gruri

Nuk dihet nëse edhe sot do të mungojnë deputetët e VV-së, por ajo që dihet është se skandali i vajit dhe grurit kishte çuar në paraburgim, dy zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe një afarist nga Prishtina.

Zyrtarët që hetohen të MINT-it janë drejtori Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica.

Ndërsa, Ridvan Muharremi, i cili është pronar i restorantit “Bukë e Zemër”, njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Albin Kurti.

Afera e vajit dhe grurit sipas Prokurorisë kishte dëmtuar buxhetin e Kosovës me 600 mijë euro.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht pagesave të kryera për grurë, vaj dhe sheqer te kompanitë turke dhe polake, nuk është realizuar asnjë furnizim i 200 mijë litrave vaj, 120 mijë kilogramëve sheqer dhe 52.5 tonëve grurë në Kosovë.

Për këtë skandal ishin arsyetuar nga pushteti dhe i kishin dalur në mbrojte minsitres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Lajme të ngjashme