A do të garojë me listën e VV-së nëse nuk zgjidhet presidente? Osmani: Nuk është skenar që e mendoj për momentin - NACIONALE

A do të garojë me listën e VV-së nëse nuk zgjidhet presidente? Osmani: Nuk është skenar që e mendoj për momentin

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e cilëson se është në interes të Kosovës, që ajo të rizgjedhet në këtë pozitë.

Megjithatë, nëse kjo nuk ndodhë, atëherë ajo theksoi se do të gjejë mënyra që të ofrojë kontributin e saj.

“Në qoftë se nuk zgjidhem Presidente, do gjej mënyra për të kontribuar për vendim tim, për popullin tim” tha Osmani në intervistë në Nerv, me Shkëzen Gashin.

Ajo ka thënë se nuk është skenar që e mendon për momentin për mundësinë që të hyj në listë zgjedhore me LVV-në, nëse nuk do të rizgjedhej Presidente.

Osmani theksoi se do ta vazhdojë kontributin, edhe nëse nuk zgjidhet president.

Sipas saj, kjo nuk është çështje e ambicies së saj, por e momentumit të Kosovës që “duhet të vazhdohen punët e mira”.

Osmani foli edhe për raportet me Donika Gërvallën e Albin Kurtin.

“Qytetarët e dinë që unë e kam pasur për fjalën për letrën që është dërguar, e ska qenë e menduar mirë. Por tash me këtë ç[shtje jemi marrë. Tash jemi në situatë të favorshme çështjen për KiE ta shtyjmë përpara. Mospajtimi ka qenë letra. Ne s’jemi njeriu i njëjtë”, tha ajo.

“Ka raste kur nuk jemi pajtuar, e pajtuar, çdpherë mospajtimet i kemi nxjerr që të jenë në interes të Ksoovës. Ne kemi raporte shumë korrekte institucionale, edhe kur s’pajtohemi, raport të shkëlqyer njerëzor me Kryeministrin. Në fakt në asnjë fazë deri sot nuk kemi pasur çrregullim të marrëdhënieve institucionale dhe njerëzore”, tha ajo.

Asociacionin e Komunave me shumicl serbe “me kompetenca ekzekutive”, Osmani tha se nuk e propozon kurrë, dhe nëse arrihet aty “gjithçka ndalet”.

“Kurrë skam ofru kompromis për Asociacion me kompetenca ekzekutive. Unë as s’e kam ofru as prezantu. Në qoftë se Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjithçka ndalet aty. Kurrë s’e kam ofruar e as s’do ta ofroj, për dallim prej shumë të tjerëve”, tha ajo.

Kjo pyetur për propozimin e saj që Marrëveshja e Ohrit të zbatohet në përputhej me garanca ndërkombëtare, përkatësisht me ShBA-në, si në rastin e vitit 2008 të Pavarësisë.

“Është në interes të Republikës së Kosovës që të jem unë presidente”, tha ajo. Madje tha se si nga VV edhe nga opozita “pavarësisht çka thonë para kamerave” në biseda private ka “vlerësime” nga ta për punën e saj.

“Nuk ështjë në skenar që e mendoj për momentin, sepse jam e bindur se të gjithë deputetiët do ta vendosin interesin e RKS, pavarësisht pka thonë në kamera, edhe VV edhe parti të tjera, vazhdimisht ka pasur vlerësim të lartë për mua, dhe kam bashkëpunuar me të gjihtë. Kam përmendur që nënshkrimi i ShBA-së, sipas praktikës dhe historisë së Kosovës, është ajo çka ka më së shumti vlerë. Serbia thotë i zbatoj, e nuk i zbaton. Unë kam kërkuar garanca ndërkombëtare, si në 2008, dhe atëherë ju e dini që në shkëmbim të pranimit të planit të Ahtisaarit na është garantuar nga QUINT-i, njohjet, anëtarësimet në organiztata”, tha Osmani.

“Natyrisht që ka qenë kompromis. Kam thënë që në qoftë se bllokohet gjithçka në dialog, e kjo ka qenë ideja ime, e jo të gjithë janë pajtuar. Por duke e parë procesin. Unë s’kam thënë njëanshëm. Por kam thënë të folim me aleatët se çfarë garanca mund të dhënë ata, si në 2008”, tha ajo.

Lajme të ngjashme