A do ta votonte Nenad Rashiq një Qeveri të partive që ishin në opozitë? - NACIONALE

A do ta votonte Nenad Rashiq një Qeveri të partive që ishin në opozitë?

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Nenad Rashiq mendon se më së miri, është që qeverinë ta formonte Vetëvendosje si partia me numrin më të madh të votave.

Sa i përket shantazheve nga Beogradi për politikanët serbë në Kosovë, të cilat i përmendi edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, Rashiq tha se kjo s’është diçka e re.

Po, nëse ka propozim që është i arsyeshëm sic e dini rregullat thonë që partia më e madhe ose në këtë rast VV ka të drejtën e propozimit të kryeparlamentarit, andaj nuk shoh ndonjë problem në këtë aspekt.

Mund të pyesni a i ka numrat, unë nuk jam përgjegjës për atë. Por unë jam besimtar i krijimit të një qeverie, ku partia politike që ka marrë gjysmën e ulëseve me deputetë shqiptarë, është adresa e duhur për krijimin e institucioneve”, tha ai.

Për shantazhet nga regjimi i Beogradit, Rashiq tha se ‘janë prej 2013-tës deri sot’.

Shantazhet janë prej 2013-tës, nuk është diçka e re. unë e di që ka ndodhë dhe ndodhë ndaj politikës që besoj unë, ndaj bashkëpunëtorëve të mi.

Kjo për mu nuk është diçka e re, që prej regjimit të Beogradit, ta keqpërdorin çdo politikan ose të përdorin çdo mënyrë për politikanët serbë këtu”, tha ai.

Rashiq nuk është optimist se nesër mund të votohet qeveria ndërkaq sa i përket votës së tij, u pyet edhe nëse do ta votonte një qeveri të përbërë nga parititë që ishin në opozitë deri tani.

Nuk jam optimist që do të votojmë nesër qeverinë”, thotë Rashiq, ndërkaq shton se nëse ‘vjen puna për një qeveri të opozitës, është një proces i gjatë’.

“Është proces i gjatë. Shikoni, është proces i gjatë, nuk është hera e parë që mund të ndodhë një ngërç. Nëse nuk gaboj më 2014 kemi pasë një situatë të tillë por pas dy apo tre muajsh u zgjidh ajo krizë.

Po konsideroj që varianti më i mirë është që partia më e madhe ta formojë qeverinë”, tha Rashiq.

Lajme të ngjashme