A do ta bllokojë Lista Serbe procesin e vetingut në drejtësi?
Pozita dhe opozita janë pajtuar për vazhdimin e procesit të vetingut në drejtësi.
Por, në mbledhjen e parë të Komisionit të Vetingut është folur një sfidë e këtij procesi.
Aty është përmendur problemi i sigurimit të votave nga Lista Serbe, e cila prej kosh ka bojkotuar punën në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e LDK-së në këtë komision, Doarsa Kica-Xheli, ka thënë se institucionet duhet të mendojnë për mënyrën e sigurimit të votave të Listës Serbe.
“Është një element tjetër, që sa do i dhimbshëm nuk mundemi ta injorojmë në këtë mbledhje e që ka të bëj me 2\3 absolute të votave. Sepse amendamentet kushtetuese, megjithatë, do të kërkojnë dhe së paku një votë të Listës Serbe. Kështu që, është tejet e rëndësishme që ta themi publikisht atë që do ta mundësonte që ky proces të jetësohet që është politika në Kosovë. Të gjitha partitë politike duhet ta mendojnë një formë se si dhe cilat do të jenë hapat tonë politik dhe strategjik që ne ta sigurojmë atë votë”, ka thënë Kica-Xhelili.
Sipas saj, sigurimi i votës së Listës Serbe nuk duhet të jetë në dëm të ndonjë procesi tjetër.
“Natyrisht, se kjo nuk duhet të jetë në dëm të asnjë procesi tjetër madhor në vend, por duhet ta kemi parasysh që vetingu absolutisht është një nder proceset më të rëndësishme në sistemin dhe reformën në drejtësi në Kosovë. Është e kotë të flasim për amandamete kushtetues derisa nuk mendojmë dhe faktin se ne duhet ndërkohë paralelisht të ndërmarrin çdo hap të mundshëm që të sigurojmë votën e që na duhet nga Lista Serbe”, ka thënë deputetja e LDK-së.
Deri me tani, Lista Serbe nuk ka dhënë asnjë qëndrim për këtë çështje.