709 raste aktive me koronavirus në Kosovë - NACIONALE

709 raste aktive me koronavirus në Kosovë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova po vazhdon të ballafaqohet me virusin Covid-19. Shifrat, ditëve të fundit kanë filluar të bien, e po ashtu edhe numri i të hospitalizuarve në klinikat e QKUK-së e në spitalet rajonale.

Por, janë me qindra raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Nga Ministria e Shëndetësisë me të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë njoftuar se të dielën e 13 marsit, vendi ka numëruar 709 raste aktive me Covid-19.

Mirëpo, në 24 orët e fundit janë dhënë 148 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1.816.842 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 818 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Megjithëkëtë, në QKUK vazhdojnë të jenë të shtrirë ende pacientë me Covid apo edhe që e kanë kaluar virusin, por që i njejti u ka lënë pasoja në shëndetin e tyre.

Në Klinikën Infektive në trajtim janë 11 pacientë, prej tyre, 4 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi në tërë ShSKUK-në, po trajtohen 11 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 3 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive - 11 pacientë,

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive - 3 pacientë,

Spitali i Pejës - 1 pacient,

Spitali i Gjilanit - 2 pacientë.

Por, lajmi i mirë nga SHSKUK na vjen pasi në pesë spitale të përgjithshme në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacintë për trajtim spitalor nga Covid-19.

Spitali i Prizrenit, Mitrovicës, Gjakovës, Ferizajt dhe Vushtrrisë në raportet e datës 13 mars 2022 kanë raportuar se nuk kanë pacientë me Covid-19. Ndërkaq, në Spitalin e Gjilanit dhe atë Pejës janë vetëm 3 pacientë me Covid-19. /Nacionale.com/

Lajme të ngjashme