6 "ekspertë" të angazhuar në Ministrinë e Jashtme do t'i kushtojnë Gërvallës 45 mijë euro
Për shërbime të veçanta ekspertësh, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka hapur tender në vlerë mijëra euro. Këta ekspertë do të ngarkohen me mirëmbajtjen e faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjashtë ekspertë për gjashtë muaj do t'i kushtonin buxhetit të shtetit 45 mijë euro.
Veç kësaj, siç raporton Demokracia.com, uebfaqja e MPJD-së nuk është e hostuar në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, e cila ka përgjegjësinë për formulimin dhe koordinimin e të gjitha politikave të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) brenda agjencive të Republikës së Kosovës.
Tutje, siç kupton mediumi, uebfaqen e re të MPJD e ka menaxhuar këshilltari i ministres Gërvalla, Kristian Dodaj, i cili nuk ka informacione se ku e ka krijuar.
Sipas udhëzimit administrativ (MAP) për faqet e internetit të institucioneve publike, institucioni publik duhet të kërkojë nga Agjencia ndarjen e nëndomainit për faqen përkatëse të internetit.

Për të parë më shumë rreth dokumenteve të siguruara nga Demokracia.com, klikoni KËTU.