45 ankesa për Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit - NACIONALE

45 ankesa për Ligjin e Pagave te Avokati i Popullit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deri me tash numri i ankesave kundër Ligjit të pagave në Institucionin e Avokatit të Popullit ka arritur në arritur në 45.

Këtë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.

Sipas tij, ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit. Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.

Disa nga sindikatat dhe institucionet që kanë dorëzuar ankesë në IAP deri më tani janë:

  1. Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës –(SHSSHSK)
  2. Sindikata e Policisë së Kosovës
  3. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës
  4. Shoqata Sindikale e punëtorëve Autoritetit të Aviacionit Civil-AAC-së (SPAAC)
  5. Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm
  6. Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD)
  7. Këshilli Prokurorial i Kosovës
  8. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  9. Qendra për Punë Sociale-Komuna e Prishtinës
  10. Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU)
  11. Zyra e Rregullatorit për Energji – ZRRE
  12. Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM)
  13. Këshilli Gjyqësor i Kosovës
  14. Administrata Qendrore e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës
  15. Stomatologët specialist që punojnë në Kujdesin Primar Shëndetësor
  16. Mësimdhënës të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit” – Ferizaj
  17. Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës
  18. Auditorët e brendshëm
  19. Infermierët
  20. Grupi i Laborantëve të Lartë Mjekësor
  21. Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës

Kuvendi i Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik.

Lajme të ngjashme