40 vjet burg për 4 të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares - NACIONALE

40 vjet burg për 4 të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Prishtinës, ka berë të ditur se sot ka dënuar më 40 vjet burg katër të akuzuarit, tre prej tyre të mitur, lidhur më rastin e dhunmit të 11-vjecares gusht të vitit 2022,

Ekrem Rexhepi është dënuar me 15 vjet burg, tre të miturit, G.R me 9 vjet burg kurse G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili.

Në këtë rast i akuzuar ishte edhe Shkëlqim Kameri, mirëpo i njëjti është liruar në mungesë të provave për veprën penale Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit.

‘’Prishtinë 24 shkurt 2023 - Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur sot Aktgjykimin në rastin ndaj 11 vjecares, ashtu që ka bërë rikualifikimin e veprave penale dhe ndarjen e diapozitivave për të përcaktuar përgjegjësinë penale për secilin nga personat e dyshuar. Gjykata nuk ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.’’- thuhet në dosjen e Gjykatës.

I akuzuari Ekrem Rexhepi është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe për veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale Dhunimi Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi dhe veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej nëntë viteve.

I mituri G.J është shpallur fajtor për veprën penale Dhunimi dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej tetë viteve.

Lajme të ngjashme