361 punëtorë të RTK-së nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Besnik Boletinit - NACIONALE

361 punëtorë të RTK-së nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e Besnik Boletinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se është dorëzuar peticioni për shkarkimin e kryetarit të Bordit, Besnik Boletini.

Peticioni është nënshkruar nga 361 punëtorë të RTK-së.

Njoftimi:

361 punëtorë nënshkruajnë Peticionin për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

361 Punëtorë të RTK-së i janë përgjigjur pozitivisht PETICIONIT të Sindikatave për shkarkimin e kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Të punësuarit e RTK-së,

-Të indinjuar thellë me gjuhën denigruese të Kryetarit të Bordit të RTK-së Besnik Boletini, të shprehur publikisht përmes ofendimeve e etiketimeve jonjerëzore ndaj tyre, duke përqeshur veshjet e tyre si dhe duke përbuzur angazhimin e tyre profesional;

-Të shqetësuar për bisedat e tij informative me kandidatet më të poentuara për pozita menaxheriale gjatë konkursit, me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të tyre;

përmes këtij PETICIONI të nënshkruar me vullnetin e lirë, kërkojnë:

shkarkimin e menjëhershëm të Kryetarit të Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Nga një kopje e Peticionit do të ju dërgohet: Kryetarit të Kuvendit, Grupeve Parlamentare si dhe Komisioneve përkatëse.

Prishtinë, 20 shtator 2023

Lajme të ngjashme