35 vjetori i themelimit të LDK-së: Partia njofton për agjendën e Abdixhikut - NACIONALE

35 vjetori i themelimit të LDK-së: Partia njofton për agjendën e Abdixhikut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 35-vjetorin e themelimit të saj.

LDK u themelua nga Ibrahim Rugova dhe figura të tjera të shquara të asaj kohe, duke luajtur një rol të rëndësishëm në historinë politike dhe demokratike të Kosovës.

Me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, sot në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, organizohet manifestimi solemn.

“Me rastin e 35 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari, dr. Lumir Abdixhiku me struktura të partisë, në orën 10:30 bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, ndërsa nga ora 18:00, në Klan Arena organizohet manifestimi solemn, në nder të kësaj feste”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku është kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Lajme të ngjashme