31 maj, Mujka thurte lavde për Kurtin: Melhem për zemrat e qytetarit - NACIONALE

31 maj, Mujka thurte lavde për Kurtin: Melhem për zemrat e qytetarit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Faruk Mujka, aktivist i VV-së, dikur kryetar i degës së VV-së në Mitrovicë, ndërsa tash kryeshef i Bordit të “Iber-Lepencit”, është arrestuar sot nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me Hysen Muzliukaj, këshilltar të ministrit Faton Peci.

Mujka shpesh është bërë subjekti i raportimeve të medieve.

Një muaj e gjysmë më parë, Mujka në një postim të tij në Facebook, kishte thurur lavde të mëdha për kryeministrin Albin Kurti. Ai e kishte quajtur Kurtin “mehlem për zemrat e qytetarit”.

Në fakt, Mujka e kishte shkruar gabim termin melhem (e ka shkruar si mehlem), që sipas fjalorit të shqipes e ka kuptimin e “Mjet që qetëson dhembjen shpirtërore, zbut hidhërimin etj., ngushëllim”.

“Mehlem për zemrat e qytetarit.

Kancer për miqtë e Beratit dhe sektet e tyre.” – shkruante z. Mujka.

Lajme të ngjashme