3002: Platforma “Hibrid” thotë se deklarata e Muratit për 90 milionë euro s’është plotësisht e saktë
Platforma “Hibrid” ka reaguar pas deklaratës së ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nga moskonstituimi i Kuvnedit të Kosovës, rrezikohet të humbin 90 milionë euro hua pa kamatë.
Kjo platformë, ka sqaruar se në fakt, marrëveshja nuk ishte votuar në Kuvend për shakk të mungesës së kuorumit.
“Ai me anë të dy statuseve në llogarinë e tij në Facebook, ka pretenduar se partitë opozitare gjatë legjislaturës së kaluar kishin refuzuar të votonin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Por, cila është e vërteta e këtij pretendimi?
Hibrid.info ka gjetur se në fakt marrëveshja nuk u votua në Kuvend, në mungesë kuorumi” – thuhet në një artikull të “Hibrid”.
Theksojmë se Lëvizja Vetëvendosje e kishte keqpërdorur me të madhe një raport të kësaj platforme për 3000 artikuj rreth narrativave proruse dhe proserbe, duke pretenduar se ishin prodhuar nga akterë vendas.
Madje, vet Murati para pak ditësh kishte shpërndarë një postim, ku shkruante “Lajmi i rremë 3001”.