28 për qind zgjedhin fenë para kombit: Kallet debati pas anketës së Kelmendit, përmendet kriza e identitetit
Kombi apo feja është një dilemë që herë pas here rikthehet në debatin publik dhe gjithmonë ngjall të njëjtin zell për debat të zjarrtë. Në këtë kontekst, Adriatik Kelmendi, udhëheqës i emisionit “Rubikon”, ka publikuar një sondazh, ku njëra nga pyetjet ishte edhe identifikimi me kombim apo fenë. Më saktë, pyetja ishte: “Ju lutem na thoni, cila është më e rendësishme për ty?”
Në regjistrin e përgjigjeve ishin tri mundësi: Etni/kombi, feja dhe nuk kam përgjigje. 58.8 për qind e respodentëve vlerësuan se kombi është parësor për nga rëndësia, ndërsa 28.1 për qind e respodentëve theksuan se feha është feja më e rëndësishme për ta.
Kombi apo feja? Për 28% të qytetarëve feja është më e rëndësishme se kombi#RubikonMeAK pic.twitter.com/qphVApNS5w
— Adriatik Kelmendi (@adriatikk) March 4, 2024
Pikërisht 28 për qindëshi ka shkaktuar reagime të shumta në emision, por edhe në rrjetet sociale. I pari që foli ishte Vehbi Kajtazi, analist i përhershëm në këtë emision, duke vlerësuar se do të ketë problem me bindjen e 28 për qindëshit.
“28 për qind e kësaj (anketës v.j.) supozohet që është 28 për qind e qytetarëve, me marzhën e gabimit. Nëse 28 për qind e popullit mendon që feja është më e rëndësishme sesa etnia dhe kombi, më besoni që etnia dhe kombi kanë me pasë probleme pikërisht me këtë qasje dhe bindje” – tha Kajtazi.
Rrufeshëm ndërhyri profesor Rrahman Paçarizi, i cili konkludoi se kjo është një krizë identiteti.
“Kjo tregon krizë identiteti” – ndërhyri profesori Paçarizi.
“Çdo i treti mendon që feja është më e rendësishme” – vëri në theks moderatori Kelmendi.
“Kjo është problematike, kjo është ajo që dikush hesht, unë flas në vazhdimësi për një problem të theksuar që është t’u u rritë, t’u u zhvillu, që është investimi i madh në çështje fetare, siç doli edhe hulumtimi në Londër, që doli se ti ke ndikim direkt prej Rusisë nëpërmjet institucioneve fetare islamike në Kosovë” – theksoi Kajtazi.
“Këta njerëz duhet me pasë një send të qartë: nëse e ke shtetin dhe etninë, mundesh me pasë fe, nëse nuk i ke këto, nëse nuk e ke shtetin dhe etninë, nuk mundesh me pasë fe, je diçka tjetër, e ke veç fenë.” – shtoi Paçarizi.
“Mundesh fenë edhe me ndërru, etninë nuk mundesh me ndërru” – thotë programeri Sadiku, që duket se nuk ka dëgjuar për teorinë tjetër të kombit, që thekson se kombi është një komunitet imagjinar dhe shoqërisht i ndërtuar, pra që nuk ka asgjë primordiale, të paracaktuar, të vendosur një herë e përgjithmonë në natyrën e kombit.
Videoja e publikuar nga Kelmendi ka ngjallur debat edhe në rrjetin social “X”, ku shumë qytetarë janë përfshirë në debat.
“Tragjedi, ky zhvillim i tmerrshem mund dhe duhet te luftohet vetem me edukatë, me fushata te vazhdueshme senzibilizuese, ndersa institucionet fetare duhet te mbikqyren, dhe te detyrohen te publikojne burimet e financave” – shkroi një qytetar.
“Statistike e tmerrshme. Me fjale tjera ma i afert eshte nje banglladeshas musliman se nje shqiptar jo musliman. Islami politik i financuar nga 🇷🇺. Ëhat can go ërong?” – shkroi një tjetër.
Dikush tjetër i cilësoi 28 për qindëshin si “analfabetë”.