26 vite nga marshi i grave të Kosovës për Drenicën
Sot janë bërë 26 vite nga marshi i grave të Kosovës për Drenicën.
Më 16 mars të vitit 1998 rrjeti i organizatave të grave të Kosovës kishte organizuar marshin e njohur “Bukë për gratë dhe familjet e Drenicës”.
Ky marsh ishte organizuar pas masakrës se forcave serbe mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Qëllimi i marshi ishte senzibilizimi i komunitetit ndërkombëtar për vuajtjen që po i përjetonte populli i Drenicës.
Atë ditë marsi, mijëra gra duke mbajtur bukë në duart e tyre ishin nisur nga Fushë Kosova në drejtim të Drenicës. Por, marshi i tyre ishte ndalur nga policia serbe.
Marshi ishte organizuar nga Qendra për Mbrojtje të Grave dhe Fëmijëve, Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Forumi i Gruas.