25-vjetori i themelimit të PDK-së, Krasniqi pret bashkëshortet e Thaçit dhe Veselit - NACIONALE

25-vjetori i themelimit të PDK-së, Krasniqi pret bashkëshortet e Thaçit dhe Veselit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në 25-vjetorin e themelimit të PDK-së, kryetari i kësaj partia, Memli Krasniqi, ka pritur në zyre bashkëshortet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët po gjykohen në Hagë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka treguar se çka ka biseduar me Lumnije Thaçin dhe Violeta Veselin.

I pari i PDK-së ka vlerësuar se ndihet krenari që pjesë të rrugëtimit të tij jetësor kanë qenë Thaçi dhe Veseli.

Sipas tij, ata janë dy burrështetas të guximshëm.

“Në këtë përvjetor jubilar të themelimit të Partisë Demokratike të Kosovës, pata nderin dhe kënaqësinë të pres bashkëshorten e Presidentit Hashim Thaçi, Lumnijen dhe bashkëshorten e Kryetarit Kadri Veseli, Violetën. Urimet që i shkëmbyem për këtë 25 vjetor, fatkeqësisht nuk ishin të plota, sepse sot më tepër se çdoherë ndjehej mungesa e dy liderëve tanë. Më shumë se mall, sot ndjejmë krenari që pjesë të rrugëtimit tonë jetësor i kemi dy burrështetas të guximshëm që ndryshuan fatin e Kosovës, dy udhëheqës vizionarë që e ngritën, zhvilluan dhe transformuan Republikën tonë, dy çlirimtarë që po vazhdojnë misionin e tyre në mbrojtje të së vërtetës së historisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme