24 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës
Sot shënohet 24 vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës i cila u kry nga regjimi kriminal i Sllobodan Millosheviqit.
Në shënim të kësaj ditë, kryeministri i Kosovës do të vizitojë Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Vizita e Kurtit pritet të zhvillohet nga ora 10:00.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Nga kjo masakër mbetën të vrarë 160 shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Deri më tani nuk ka ndonjë person të dënuar.