Referendumi në veri: Deri në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë - NACIONALE

Referendumi në veri: Deri në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Në referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat të banuara me shumicë serbe gjer në ora 15:00 kanë votuar 203 qytetarë “për ose kundër”, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Qendroz Zgjedhor, Valmir Elezi, në konferencën e tretë për media gjatë ditës së sotm.e

Duke iu referuar votuesve në komunat individuale, Elezi tha se në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan asnjë votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues.

"Duke u mbështetur nga të dhënat që kemi pranuar ju njoftojmë se votimi po vazhdon dhe janë të hapur", tha Elezi, derisa kërkoi edhe njëherë që qytetarët në veri të dalin në votime.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pati bërë të ditur se deri në ora 11:00 po ashtu kishte pasur pjesëmarrje të ulët në votimin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës.

Sipas KQZ-së, në katër komuna në veri deri në ora 11:00 kishin votuar 85 persona, që përbënte 0.18 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Në Mitrovicën e Veriut kishin votuar 32 persona, në Zveçan asnjë votues, në Leposaviq 46, ndërsa në Zubin Potok 7 persona.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, duke folur nga veriu ku po zhvillohet referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë – me pjesëmarrje zero nga komuniteti serb pas bojkotit të njoftuar – ka thënë se detyrë e shtetit ishte të iniconte këtë referendumin, por se “pjesa tjetër (votimi) u mbetet qytetarëve”.

Unë sot fillova t’i vizitoj disa prej hapësirave ku po organizohet votimi i pyetjes se a do të duhet të largohet kryetari i komunës nga funksioni ose jo, një proces i filluar vitin e kaluar në gusht kur filluam si ministri që të hapim mundësinë që qytetarët të deklarohen rreth pakënaqësisë së tyre për kryetarët në funksion. Udhëzimi administrativ e ka hapur mundësinë që përmes peticionit të parashtrohet me 20 për qind të votuesve të një qyteti ku ata e kanë iniciuar këtë peticion. Sot është hapur gjithçka në rregull dhe po shohim si po shkon procesi”, ka thënë Krasniqi.

Qeveria e Kosovës e ka pasur detyrën dhe mandatin që të mundësojë që qytetarët që dëshirojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ta bëjnë me të drejtën që u garantohet përmes Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Detyrë e jona ka qenë ta bëjmë këtë mundësi që qytetarët ta shprehin vullnetin e tyre. Detyrë e shtetit ka qenë edhe organizimi i procesit, pjesa tjetër i mbetet qytetarëve”, është shprehur ai.

Mospjesëmarrja e komunitetit serb në referendumin për çvotimin e kryetarëve në katër komunat të banuara me shumicë serbe “nuk është bojkot”, ka thënë zëvendës ministri i administrimit të pushtetit lokal, Arbër Vokrri, tallshëm me mendjen e shëndosh qytetare.

“Nuk është bojkot ky”, tha ai para gazetarëve, duke i qëndruar supozimit të tij se ky “është veç mosinteresim për të shkarkuar kryetarët shqiptarë”.

Serbët duan që me kryetarëts shqiptarë duan ta përshpejtojnë procesin e integrimit të tyre në jetën institucionale të Republikës së Kosovës”, tha Zëvendës Ministri,

Ja po ju ja jap një lajm të freskët dhe eksluziv. I freskëti është se Lista Serbe ka bërë thirrje për sot që të mblidhen në të gjitha shkolla fëmijët për të zhvilluar aktivitete, përfshirë edhe pastrimin e oborreve të shkollave, dhe ka ofruar të gjitha logjistikën e nevojshme, autobusëve, ta dini që asnjë familje nuk i është përgjigjur Listës Serbe. Autobusët janë kthyer të zbratët”, tha mes tjerash Vokrri.

Lajme të ngjashme