20 burra u raportuan si dhunues në Kosovë gjatë kësaj jave, 23 gra viktima - NACIONALE

20 burra u raportuan si dhunues në Kosovë gjatë kësaj jave, 23 gra viktima

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Përgjatë kësaj jave që po i japim fund sot janë raportuar 19 raste të dhunës në familje, që përbën një ulje të lehtë në krahasim me javët e kaluara. Sidoqoftë, trendi mbetet shqetësues.

Raste të dhunës në familje janë raportuar në njëmbëdhjetë qytete të Kosovës përgjatë kësaj jave, dhe shumica dërmuese prej tyre kishin të bënin me dhunën e shkaktuar nga burri ndaj gruas së tij.

Sidoqoftë, në bazë të raporteve 24-orëshe të Policisë së Kosovës, kishim edhe raste në të cilat gratë sulmonin të tjerët.

Në një rast në Malishevë, gruaja rrahu çikën e saj. Pastaj në Prishtinë, një grua rrahu të ëmën. Derisa në Fushë Kosovë një vjehërr ishte e përfshirë në dhunën psikike ndaj gruas së djalit.

Po ashtu, kemi pasur të raportuara edhe tri raste të dhunimin ku nuk futen raportet familjare. Ish i dashuri ka sulmuar ish të dashurën në Prishtinë më 1 prill. Në Viti është raportuar se një burrë e ka dhunuar një grua, por pa u dhënë detaje shtesë. Rast edhe më i rëndë kishte ndodhur në komunën e Vitisë ku një burrë kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Nga njëzet e dy rastet në përgjithësi (përfshirë edhe dhunimin jashtë familjes), burrat janë raportuar si dhunues në njëzet prej tyre derisa gratë ishin raportuar si viktima në njëzet e tri herë.

Derisa po diskutohej për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, dhe ku diskutim i pashmangshëm ishte ai për bashkëjetesat e seksit të njëjtë, ishte përmendur përsëritshëm “prishja e familjes” si një alibi për mos-votimin e tij.

Sidoqoftë, siç e shohim përditë edhe nga statistikat e Policisë së Kosovës, numri më i madh i rasteve të dhunës që efektivisht edhe prish familjet kosovare është ai kur burri rrah gruan e tij në një familje heteroseksuale.

Më poshtë i keni të P Ë R M B L E DH U R A rastet e dhunës gjatë kësaj jave:

3 PRILL

Dhunë në familje | Gllogoc | Burri nën ndikimin e alkoolit ushtron dhunë ndaj gruas

Dhunë në familje | Pejë | Burri nën ndikimin e alkoolit ushtron dhunë ndaj gruas

Dhunë në familje | Gjakovë | Burri nën nikimin e alkoolit fyen dhe kërcënon ish gruan

2 prill 22

Dhunë në familje | Kllokot | Burri ushtron dhunë ndaj anëtarëve të familjes |

1 prill 22

Dhunë | Prishtinë | Ish i dashuri sulmon ish të dashurën e tij

Dhunë | Viti | Një burrë dhunon një grua

Dhunë | Kaçanik | Një burrë arrestohet pasi kishte sulmuar seksualisht një vajzë të mitur

31 mars

Dhunë në familje | Prishtinë | Burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas së tij

Dhunë në familje | Prishtinë | Burri ushtron dhunë ndaj të fejuarës së tij

Dhunë në familje | Kamenicë | Burri kanos gruan e tij

Dhunë në familje | Suharekë | Burri ushtron dhunë ndaj nënës së tij

Dhunë në familje | Suharekë | Burri ushtron dhunë ndaj gruas së tij

Dhunë në familje | Malishevë | Gruaja sulmon fizikisht të bijën e saj

30 mars

Dhunë në familje | Suharekë | Burri sulmon fizikisht prindin e tij

29 mars

Dhunë në familje | Prishtinë | Gruaja sulmon fizikisht nënën e saj

Dhunë në familje | Prishtinë | Burri ushtron dhunë ndaj nënës dhe babait të tij

Dhunë në familje | Prishtinë | Burri sulmon fizikisht vëllain e tij

Dhunë në familje | Ferizaj | Burri sulmon fizikisht nënën e tij

Dhunë në familje | Gjakovë | Burri sulmon gruan e tij

Dhunë në familje | Gjakovë | Burri sulmon fizikisht gruan e tij

28 mars

Dhunë në familje | Fushë Kosovë | Vjehrra dhe burri i saj ushtrojnë dhunë psiqike ndaj gruas

Dhunë në familje | Pejë | Burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij

Dhunë në familje | Gjakovë | Burri ushtron dhunë fizike ndaj gruas dhe vajzës së tij

Lajme të ngjashme