2 minuta e 32 sekonda: A ishte ky fjalimi më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës sot? - NACIONALE

2 minuta e 32 sekonda: A ishte ky fjalimi më i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës sot?

8 muaj më parë

nga NACIONALE

“Për mendimin tim, ti i nderuar je produkt i luftës hibride të armiqve tonë, pra ty të kanë kriju, ti e ke ushqy këtë luftë hibride në vazhdimësi, ti ke punu sistematikisht me diskreditu çdo vlerë të këtij vendi, disa prej të cilëve i vuajnë pasojat sot të drejtësisë ndërkombëtare, disa më herët dhe si i tillë, po një ditë, është e vërtetë, lufta hibride e ha atë që e ka ushqyer, e tash të ka ardhë radha edhe ty. Të uroj sukses” – tha kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke iu drejtuar Albin Kurtit nga foltorja e Kuvendit sot.

Nacionale e transkripton të plotë këtë fjalim të shkurtër të Haradinajt në Kuvend sot:

Ramush Haradinaj: Ne sot kemi ardhë të kryjmë detyrën tonë, të deputetit për cka jemi kritiku gjatë këtyre muajve nga të gjithë. Ne dëgjuam një shpjegim të deputetit që ka marrë të drejtën t’i jap vendit Qeverinë edhe zyrtarisht nga Presidentja.

E pamë që ishte njëfarë shfajësimi për gjendjen e vendit në të cilën jemi. Kuptohet ka mundur të shfajqsohet edhe një grimë më shumë, të tregojë pse jemi në sanksione, pse na është ndalu Dialogu Strategjik, pse çmimi i energjisë është rritë kaq shumë e kemi kaq shumë problem.

Tani ne si AAK, nuk e shohim të rrugës të debatojmë për një program të qeverisë në ardhje sepse nuk na u dha me shkrim, që është praktikë e zakonshme.

Pra shihet që deputeti që u prezantua në emër të shumicës nuk ka program qeverisës fare.

Në ato premtime që i tha, se paga minimale 500 euro, pensionet, lehonat edhe disa premtime të tjera, nëse vimë në Qeveri ne opozita, do t’i përmbushim pak më mirë. Njëkohësisht edhe investimet në siguri dhe mbrojtje do t’i rrisim pak më shumë. Kuptohet në rend dhe ligj, nuk do të bëhemi me të korruptuarit, por me Prokurorinë, institucionet e drejtësisë, që t’i japim krah atyre.

Në fund, i nderuari deputet, që u paraqite në emër të shumicës, më habiti arsyeja pse e ceke luftën hibride sot, pas kaq vitesh në këtë foltore.

Për mendimin tim, ti i nderuar je produkt i luftës hibride të armiqve tonë, pra ty të kanë kriju, ti e ke ushqy këtë luftë hibride në vazhdimësi, ti ke punu sistematikisht me diskreditu çdo vlerë të këtij vendi, disa prej të cilëve i vuajnë pasojat sot të drejtësisë ndërkombëtare, disa më herët dhe si i tillë, po një ditë, është e vërtetë, lufta hibride e ha atë që e ka ushqyer, e tash të ka ardhë radha edhe ty. Të uroj sukses.

Lajme të ngjashme