2 milionë euro përfitime – Prokuroria kërkon që “Burdushit” t’i konfiskohet 90 % e kësaj shume - NACIONALE

2 milionë euro përfitime – Prokuroria kërkon që “Burdushit” t’i konfiskohet 90 % e kësaj shume

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajt gjykimi ndaj Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi, i cili është i akuzuar për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore.

“Burdushi” vendosi të mbrohet në heshtje.

Kjo bëri që gjykimi i tij iu afrua fundit dhe u dha fjala përfundimtare nga ana e palëve. Raporton Kallxo.com

Në fjalën e tij përfundimtare, Burdushi ka thënë se ndihet se akuzat e tij kanë motive politike dhe janë diskriminuese ndaj tij si komunitet pakicë.

Ai shprehu se konsideron se është e padrejtë që vetëm ai gjykohet për veprimtarinë që ë zhvillon.

E nderuar drejtësi a veç për mua, vlen ky ligj, a veç pse jam komunitet, kur në tërë Kosovën shkruhen hajmalia, fryhen e thonë rukje, kjo la qenë një diskriminim racor kundër meje dhe besimtarëve të mi, shahman “ – tha Burdushi në seancë.

Në anën tjetër Prokuroria tha se qëndron mbrapa akuzës së ngirtur dhe kërkon dënimin e të akuzuarit dhe konfiskimin e përhershëm të pasurisë.

Sipas ekspertizës, i njëjti ka përfituar prej 20 deri 3000 euro nga njerëzit duke arritur përfitim total 2 milionë euro, e vetëm 9,5 % është fituar në formë legale” – tha Prokuroria në seancë.

Trupi gjykues e mbylli këtë shqyrtim gjyqësor dhe shprehu se i nevojitet më shumë kohë se afati 3 ditor, i paraparë me ligj për shpallje të vendimit.

‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.kallxo.com

Lajme të ngjashme